Ministrat Rasic dhe Celik u dakorduan për lidhjen e marrëveshjes bilaterale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rasic udhëtoi për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë ku u takua me homologun e tij, Ministrin e Punës dhe Sigurimit Social, z. Faruk Celik. Gjate takimit Ministri Rasic dhe Ministri Celik u pajtuan për lidhjen e një marrëveshje bilaterale ne sferat te cilat janë ne përgjegjësinë e Ministrive homologe.

Te dy Ministrat u zotuan te ndërmarrin hapat konkret lidhur me përgatitjen e koncept dokumentit për nënshkrimin e marrëveshjes.