Zv/ministri i MPMS-së z.Safet Kamberi po qëndron në vizitë rajonale rreth Platformës Rajonale të Punësimit në Vjen të Austrisë

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, po qëndron në Vjen të Austrisë me ç’rast po merr pjesë në Platformën Rajonale të Punësimit, takim ky ku po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor.

Ky takimi i përbashkët, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, në të cilin po marrin pjesë edhe vendet që shquhen me zhvillim të lartë të progresit në fusha të ndryshme të rajonit ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ngritjes së kapaciteteve të administratës së këtyre shteteve në fushën e tregut të punës dhe reformave të politikave sociale.

Strategjia e cila po zhvillohet në Vjen të Austrisë synon të krijoj kushtet për një hapësirë të ndryshme të zhvillimit të përgjithshëm i cili është më i qëndrushëm dhe më gjithpërfshirës sa i përket politikave të zgjedhura për punësim si dhe në cilësinë e shërbimeve publike të punësimit. Objektivat janë përkufizuar si kërkesa në nivel kombëtarë dhe në mënyrë tipike e përbëjnë: parandalimin dhe uljen e papunësisë, nxitjen e mundësive të barabarta në tregun e punës, përmirësimin e shërbimeve për të papunët apo të tjera si këto.