Zv/ministri i MPMS-së z. Qazim Rrahmani priti në takim pune përfaqësues të Bankës Botërore të çështjeve sociale dhe emigracionit

Me kërkesën e Bashkimit Evropian për çështjen e emigracionit dhe zhvillimeve të përgjithshme të jetës sociale në Kosovë, një grup ekspertësh nga Banka Botërore të ardhur nga Washingtoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot po vizitojnë Kosovën, me ç’rast u takuan edhe me zv/ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Qazim Rrahmanin ku diskutuan lidhur me çështjen e emigracionit për këtë pjesë të  ballkanit perendimorë.
Fillimisht zv/ministri i MPMS-së z. Rrahmani falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e fuqishme që kanë dhënë në zhvillimin e deritanishëm në Kosovë, sidomos në gjenerimin e punësimit, në veçanti ka nënvizuar rëndësinë e projekteve që Banka Botërore ka dhën për vite me radhë.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore të çështjeve sociale dhe emigracionit gjatë takimit thanë se do të jenë në Kosovë afërsisht 6 muaj deri në mbledhjen e informatave të nevojshme lidhur me emigrantët që vijnë nga Siria dhe Afrika por edhe emigracionin në përgjithësi dhe bërjen e një raporti hulumtues mbi këtë çështje.
Ndërkaq Zv/ministri i MPMS-së z. Rrahmani njoftoj të pranishmit me gjendjen e përgjithshme sociale dhe të emigrimit në Kosovë dhe u premtoj atyre bashkëpunim të intensifikuar gjatë kësaj periudhe në arritjen sa më të suksesshme të informatave mbi këtë çështje duke përmendur kështu edhe bashkëpunimin që duhet pasur me Ministrinë e Punëve të Brendshme, UNHCR dhe ARC që mund të ndihmojnë me dhënien e shifrave të sakta rreth valës së emigrimit. Ai foli edhe për pozitën e komunitetit RAE – Rom, Ashkanlinj dhe Egjiptas në Kosovë ku tha se pozita e këtij komuniteti është e barabartë me komunitete tjera sa i përket respektimit të të drejtave univerzale por njëkohësisht tha se gjendja e tyre sociale nuk është në nivelin e dëshiruar ku si problem jetik paraqiti strehimin dhe punësimin, çështje këto të cilat vazhdojnë të jenë problemet kryesore për këto komunitete.
Gjatë takimit palët u dakorduan që në ditët në vazhdim do të vizitojnë komunat me shumicë të komunitetit RAE, si Lipjanin, Ferizajin, Gjakovën dhe Mitrovicën për të parë më afër gjendjen e tyre të përgjithshme sociale.