Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, priti sot në një takim zëvendësambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z.Ibrahim Al-Alavi. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe EBA-s, në veçanti për bashkëpunimin në çështje humanitare.
Zv/ministri Rrahamani falënderoi z.Al-Alavin për ndihmën e dhënë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për familjet në nevojë. Ai tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe përkrhaja nga MPMS nuk do të mungojë.
Ndërkaq, zv/ambasadori i EBA-s, Al-Alavi, duke falënderuar zv/ministrin Rrahmani për mikpritjen, tha se ky bashkëpunimi në projektet humanitare do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen. “Ndihma jonë do të jetë e vazhdueshme dhe e pranishme për njerëzit që kanë nevojë, sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit”, tha ai.