Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rahmani, në shoqërim edhe të ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfaqësues të organizatës “Bereqeti” dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale të Obiliqit, kanë shpërndarë 200 pako ushqimore për familje në nevojë të kësaj komune.
Me këtë rast, zv/ministri Rahmani, në emër të MPMS-së, ka falënderuar ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për kontributin dhe ndihmën e ofruar nga ky vend për Kosovën dhe popullin e saj si në të kaluarën po ashtu edhe tash.
“Ne jemi gjithmonë falënderues ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe që kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë popullin e Kosovës dhe besoj se edhe në të ardhmen kjo ndihmë dhe përkrahje ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk do të mungojë”, ka thënë z. Rahmani.
Në shpërndarjen e pakove mori pjesë edhe ambasadori jorezident Emirateve të Bashkuara Arabe Mr.Ibrahim Al Alawi.