Ministri Abrashi, kryesoi takimin e radhës së Këshillit Ekonomik Social

Prishtinë, më 24 maj 2016

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, sot ka kryesuar takimin e radhës së Këshillit Ekonomik Social. Në këtë takim është diskutuar për Ligjin e Punës, Ligjin për Këshillin Ekonomik Social, si dhe Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore.

Po ashtu është biseduar edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për të huajt, i cili është ende në proces dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të përfshihet edhe përcaktimi i kuotave për dhënien e lejeve të punës  për të huajt. KES-i ka marrë për obligim që të punojë në analizën e situatës aktuale, në mënyrë që të nxjerrë një rekomandim të duhur për këtë çështje.