FTESË PËR MEDIA

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot, më 23 maj  2016 do të bëjë shpërndarjen e certifikatave të trajnimit për liderët dhe punëtorët e rinj nga Rrjeti Botëror Kristian i Qendrave Rinore, të trajnuar në Britani të Madhe dhe Irlandë Veriore.
Shpërndarja e certifikatave bëhet në hotel ‘Sirius’, në ora 13:30
Në këtë ceremoni merr pjesë ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell dhe përfaqësues të Rrjetit Kristian të Qendrave Rinore dhe përfaqësues të OJQ-ve që veprojnë në Kosovë.
Të gjitha mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë aktivitet të ministrit, Arban Abrashi.