Z. Skënder Reçica, zyrtarisht pranon detyrën e ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot ka organizuar ceremoninë e pranim-dorëzimit të mandatit të ish-ministrit z. Safet Kamberi dhe ministrit të ri të kësaj ministrie, z. Skënder Reçica.

Gjatë këtij takimi, ish-ministri Kamberi ka uruar z. Reçica për postin e tij duke e njoftuar me të arriturat dhe sfidat që e presin këtë ministri, ku njëkohësisht bëri edhe dorëzimin e mandatit të tij si ministër.

Ndërkaq ministri i sapozgjedhur i MPMS-së, z. Skender Reçica ka shprehur falenderime për punët dhe angazhimet e deritanishme që janë bërë duke u shprehur optimist se angazhimi i tij do të jetë maksimal në arritjet dhe objektivat që e presin këtë ministri.