U mbajt takim i përbashkët mes TEIP OEK OEA AKB

Në takimin e përbashkët të mbajtur në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), gjegjësisht Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës (TEIP), që përfaqësohej nga kryeinspektori Basri Ibrahimi, Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), përfaqësuar nga Safet Gërxhaliu, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEA), përfaqësuar nga Arian Zeka dhe Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), përfaqësuar nga Agim Shahini, është diskutuar gjerësisht mbi respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe mbi gjendjen aktuale të bizneseve në Republikën e Kosovës.

Gjatë diskutimeve është konstatuar se gjendja e të drejtave të të punësuarve nuk është e kënaqshme, njëjtë sikurse edhe gjendja e bizneseve ku edhe u kërkua që duke e marrë parasysh këtë fakt gjatë inspektimeve që kryhen nga ana e TEIP të mos shkohet drejtpërsëdrejti me shqiptimin e gjobave, me çka do të rëndohej edhe më shumë gjendja e bizneseve, por të kërkohen alternativa tjera.

Gjatë këtij takimi është arritur pajtueshmëria që gjatë muajit prill të këtij viti, me qëllim të vetëdijesimit të punëdhënësve dhe punëmarrësve mbi legjislacionin e zbatueshëm që rregullon sferën e punës, punësimit, ambientin e punës dhe shëndetin e të punësuarve, të organizohet një fushatë e përbashkët e MPMS, OEK, OEA dhe AKB.

Gjithashtu në takim, kryeinspektori i TEIP, z. Basri Ibrahimi, ka njoftuar mbi aktivitetin që kanë zhvilluar inspektorët e punës gjatë vitit 2014 ku, sipas tij, janë realizuar 9337 inspektime ku nga këto 5974 kanë qenë inspektime të rregullta, 2715 kanë qenë inspektime të përsëritura, 488 kanë qenë inspektime me kërkesë të palës si dhe 160 kanë qenë inspektime në bashkëpunim me institucionet tjera të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve. Gjate këtyre inspektimeve, Inspektorati i Punës ka arritur të legalizoj 2715 punëtorë të cilët kanë punuar në mënyre jo formale si dhe 336 subjekte ekonomike të cilat aktivitetin e tyre e kanë ushtruar gjithashtu në mënyre jo formale. Gjate këtyre inspektimeve IP ka shqiptuar 1502 vërejtje me shkrim si dhe 171 gjoba. Numri i përgjithshëm i punëtoreve që janë inspektuar është 36 022. Gjatë 2014-tës kanë ndodhur 63 lëndime në vendin e punës te cilat i ka evidentuar inspektorati i punës dhe 9 vdekje në vendin e punës, ka thënë z. Ibrahim