Ministri Abrashi takon komunitetin e biznesit në Bursa

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi në ditën e dytë të qëndrimit në Bursa të Turqisë, vizitoi komunitetin e biznesit. Në takimin që pati me afaristin e mirënjohur Fahrettin Gyliner, u arrit pajtueshmëria për thellimin e bashkëpunimit në arsimin profesional duke investuar në krijimin e kuadrove të reja në aspektin e zanateve.
Gjithashtu, ata u pajtuan që të krijohen grupe punuese nga ekspertë të shkollimit professional dhe të takohen së shpejti dhe të dalin me projekte konkrete në takimin që do të mbahet sërish në Bursa. Ministri Abrashi falemnderoi afaristin Gylner, i cili është me prejardhje nga Kosova, për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e veçmas në fushën e aftësimit profesional të të rinjëve.
Ndërsa, Gyliner nga ana e tij, shprehi gatishmërinë që të ndihmojë Kosovën në përgatitjen e kuadrove profesionale duke hapur një shkollë të tillë në Kosovë. Ai tha poashtu se bizneset në Kosovë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e arsimit profesional, duke u dhënë kuadrove të reja mundësinë për punësim në sektorë të caktuar. Ministri Abrashi dhe afaristi Gyliner, u dakorduan gjithashtu që të krijohet bazë ligjore më efikase në mënyrë që t’u hapet rruga investimeve të huaja në Kosovë e veçmas atyre turke, meqë deri më tash një bazë e tillë ka munguar dhe si pasojë vendi ka humbur mundësinë e përfitimit të investimeve të huaja. Abrashi premtoi se qeveria e re do të krijojë lehtësira për investitorët e huaj, duke eliminuar edhe procedurat e shumta burokratike që kanë vështirsuar procesin e investimit.