Ministri Abrashi vizitoi Turqinë

Ka kohë që diaspora shqiptare në Turqi ka filluar përgatitjet për manifestimet që shënojnë shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, në Bursa po qendron Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi së bashku me Kryetarin e komunes se Pejës z. Gazmend Muhaxheri, Kryetarin e komunës se Podujevës z. Agim Veliu si dhe disa zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës që të begatojnë festën e shtetit të Kosovës, por njëkohësisht u angazhuan edhe në gjetjen e mundësive për investime turke në Kosovë në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e punësimit.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, në përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës, tha se vendi ynë i është tejet mirënjohës Turqisë për kontributin që ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës. Kosova ka nevojë për ndihmë ekonomike, dhe këtë bashkëpunim do ta forcojmë edhe më tej. Këtë e dëshmoi edhe manifestimi i sontëm.

Ndërsa kryetari i Bursës, z.Rexhep Alltepe tha se pas pavarësimit të Kosovës shtohen kërkesat për zhvillimin ekonomik të saj. Bursa si deri më tani, do të vazhdojë ta përkrahë fuqimisht zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Poashtu ministri Abrashi vizitoi disa fabrika në Bursa, për t’u njoftuar nga afër me këto biznese dhe për të parë gjetjen e mundësive për investime dhe bashkëpunim me këtë vend ne fusha të ndryshme të zhvillimit në mënyrë të rritjes dhe krijimit të vendeve të reja të punës.