Ministrat Abrashi dhe Krasniqi premtojnë punësim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Memli Krasniqi kanë nënshkruar sot katër Marrëveshje Mirëkuptimi , të cilat do të mundësojnë punësimin sezonal të 985 personave, të cilët do të përzgjidhen nga lista e punë kërkueseve në Zyrat Komunale për Punësim, në disa programe për mbrojtjen e pyjeve. Implementimi i këtyre marrëveshjeve do të bëhet nga Agjencioni Pyjor i Kosovës ( APK).
Gjatë këtij takimi ne mes dy ministrash, ministri Abrashi e vlerësoi si mjaftë të rëndësishme këtë marrëveshje, pasi tha se përveç se qindra familje në këtë vit do të kenë të ardhura më të mira, po ashtu ata që do të anzghohen në këtë projekt do të marrin aftësi edhe më të larta për punë.
Ndërkaq ministri Krasniqi tha se kjo marrëveshje është një mbështetje për shumë familje në Kosovë dhe po ashtu një angazhim rreth mbrojtjes dhe shtimit të hapësirës me pyje në Kosovë, si një pasuri nacionale. Ai tha se MBPZHR-ja është duke planifikuar edhe masa të tjera për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e familjeve në asistencë sociale, në veçanti në përkrahjen e tyre për t’u marrë me bujqësi.