Kryetari i Komunës së Istogut, z.Haki Rugova paraqiti planet dhe projektet e komunës për investime dhe punësimin punëkërkuesve istogas. Znj.Hajzeraj-Beqaj shpalosi projektet dhe mundësit e reja të MPMS-së për Komunën e Istogut me theks të veçantë në projektet e vetëpunësimit të cilat janë shumë atraktive për qytetarët e kësaj komune , ndërsa Zv.ministri Jonuzi njoftoi kryetarin e Komunës për projektet e MBPZHR-së në kuadër të kësaj zhvillimin e bujqësisë përmes granteve dhe subvencioneve të cilat do të ndikonin që kjo komunë të jetë përfituese në projektet e kësaj ministrie.
Po ashtu pjesë e delegacionit ishte edhe z. Tahir Shabani , Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare i cili ftoi kryetarin Rugova që të jetë pjesë e delegacionit në kuadër të forumit publik, e organizuar nga OBT-ja në Gjenevë.
Kryetari Rugova përshëndeti delegacionin e Zv.ministrave dhe falënderoi për iniciativën për bashkëpunim të ndërsjellët në mes komunës së Istogut dhe ministrive përkatëse.
Në takim mori pjesë edhe Zv.ministri I Komuniteteve dhe Kthimit z.Qaush Balaj