MPMS dhe Iniciativa për Zhvillim të Bujqësisë në Kosovë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi dhe Drejtori i Iniciativës për Zhvillim të Bujqësisë në Kosovë (IADK), Zenel Bunjaku, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit “Fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve të grave të veja në regjionin e Mitrovicës dhe Prishtinës”. Marrëveshja parasheh hapjen e 8 bufeve në tetë 8 shkolla të katër 4 komunave në regjionin e Mitrovicës dhe Prishtinës, ku do të punësohen 32 të veja.

Me marrëveshje gjithashtu parashihet që përmes hapjes së vendeve të reja të punës të mundësohet fuqizimi ekonomik i grave, përkrahja e tyre me trajnime për ndërmarrësi, si dhe i kontribuon përmirësimit të kushteve për fëmijët e shkollave në këto regjione, duke ju ofruar ushqim për një kompensim simbolik.

Implementimi i projektit, si pjesë e kësaj marrëveshje, realizohet në koordinim dhe bashkëpunim mes MPMS dhe IADK, ndërsa vlera totale prej 315.000 EUR e projektit mbulohet kryesisht nga projekti i Komisionit Evropian, ku përfshihet edhe kontributi solid i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ministri Abrashi ri-theksoi përkushtimin e tij që t’ju ndihmojë të vejave dhe fëmijëve në nevojë dhe në këtë drejtim i informojë partneret nga IADK për angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimit me partner e donator me qëllim përkrahjen e grupeve në nevojë.