Njoftim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Prishtinë, më 01.10.2020

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë.

Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e  nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa.