Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck Ahliny

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot  sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën u bisedua për situatën aktuale në vendin tonë në këtë kohë pandemie, si dhe për marrëveshjen mes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve – UNOPS  dhe Qeverisë së Suedisë, për projektin e rëndësishëm, që financohet nga kjo e fundit, që ka për synim të promovojë përmirësimin e mjediseve të punës duke forcuar menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë.

Ky projekt është shumë i rëndësishëm për Kosovën, për faktin se, do të ndihmojë në forcimin e dialogut social për krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët dhe lehtësimin e komunikimeve midis qeverisë, punëdhënësve dhe punonjësve.

Ministri Reçica falënderoi ambasadoren Karin Hernmarck Ahliny për gjithë mbështetjen që qeveria suedeze ndër vite ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.