Njoftim

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale lancon për Konsultim Publik Projekt-Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Projekt-Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për rregullimin dhe përmirësimin e shërbimeve sociale dhe familjare për personat dhe për familjet në nevojë në të gjitha rrethanat kur personi/qytetari nuk ka përkrahje nga familja, ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar mirëqenien e një individi.

Me këtë Ligj rregullohet veprimtaria e shërbimeve sociale dhe familjare, qëllimet e shërbimeve sociale, parimet e shërbimeve sociale, sigurimi i kryerjes dhe ofrimit të shërbimeve, llojet e shërbimeve sociale dhe familjare, kompetenca dhe procedura, shfrytëzuesit e shërbimeve, institucionet e shërbimeve sociale dhe familjare, profilet e profesionistëve në shërbimin social, kryerja e pavarur e punëve të shërbimeve sociale dhe të veprimtarisë profesionale, licencimi i institucioneve dhe ofruesve të shërbimeve sociale, si dhe të ofruesve tjerë të shërbimeve sociale, mbikëqyrja administrative dhe inspektimi, financimi, evidencat dhe regjistrat, dispozitat ndëshkimore, si dhe çështje tjera me rëndësi për realizimin e të drejtave themelore për shërbimet sociale në Republikën e Kosovës.

Ju informojmë se Projekt-Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare tashmë është i vendosur në platformen online për Konsultime Publike.