Reçica dorëzoi zyrtarisht detyrën tek ministri i ri Hekuran Murati

Prishtinë, më 23 mars 2021
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, dorëzoi sot detyrën ministrit të ri, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Me rastin e pranimit të detyrës, ministri Murati, falënderoi ministrin Reçica për kontributin e dhënë deri më tani, duke u zotuar se punët e mbetura do të vazhdojnë tutje pa asnjë vonesë. Ai tha se në këtë është i sigurtë duke pasur parasysh profesionalizmin e stafit dhe njerëzit e vyeshëm të Ministrisë së Punës.

Ai njoftoi se me formatin e ri të Qeverisë Kurti 2, tani MPMS fuzionohet në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe në programin e saj, do të vazhdohet pa humbur kohë me të gjitha planet e projektet, por luftimi i pandemisë Covid 19, mbetet prioriteti numër një.

Ndërkaq ministri në detyrë, Skender Reçica, i uroi ministrit Murati, pozitën e re, duke theksuar se MPMS dhe stafi i saj kanë bërë një punë të mire në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke u bazuar në përkushtimin professional të zyrtarëve, sukseset do të jenë të pashmangshme edhe nën drejtimin e ministrit Hekuran Murati