Nënshkruesit e Kontratës Kolektive vizituan kompanin NewCo Ferronikeli

Pas nënshkrimit të Kontratës Kolektive, NewCo Ferronikeli ishte kompania e pare që u vizitua nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, kryetari i AKB-së, z. Agim Shahini, Kryeatri i BSPK-së Haxhi Arifi, me qëllim të informimit për së afërmi me legjislacionin ekzistues me të cilin rregullohet çështja e marrëdhënies së punës, sigurisë në punë dhe ambientit të punës, si dhe kushtet në përgjithësi drejt zbatimit të Kontratës Kolektive.