Ministri Reçica takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Prishtinë, më 18 prill 2019

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Ministri Reçica dhe ambasadori Sakar biseduan rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe avancimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

Ministri shprehi falënderimet për përkrahjen dhe ndihmën që Turqia në vazhdimësi po i jep Kosovës dhe u dakorduan se është e nevojshme që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej, posaçërisht në fushën ekonomike.