Ministri Reçica priti përfaqësuesit e HANDIKOS-it

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS, z. Afrim  Maliqi drejtor i shoqatës dhe z. Faruk  Kukaj, përfaqësues i zyrës së HANDIKOS Prishtinë.
Ministri Reçica e siguroi z. Afrim  Maliqi për angazhimin e tij në zbatimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik dhe gjithashtu ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirëfillt të MPMS, në fushat që lidhen me këtë pjesë të shoqërisë së Kosovës.
Nga ana e tij z. Maliqi shprehu shqetësimin e tij lidhur me moszbatimin e ligjit deri më tani, gjë për të cilën Ministri Reçica e siguroi se do të ngrisë zërin në Qeveri që të filloj zbatimi i ligjit, në bazë të së cilit rregullohen të drejtat dhe kërkesat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.
Z. Maliqi shprehu mirënjohjen  Ministrit Reçica për mbështetjen e tij.