Ministri Reçica priti përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Prishtinë, më 26 shtator 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, priti sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, z. Fadil Shurdhaj dhe z. Enver Krasniqi.

Ministri Reçica informoi të pranishmit për vlerësimin e gjendjes në MPMS dhe përcaktimin e prioriteteve me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve me rëndësi.

Ai u informua nga z. Shurdhaj për gjendjen e invalidëve të luftës dhe kërkesat e tyre. Ministri Reçica shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim me të gjitha shoqatat, e veçanërisht me shoqatën e invalidëve të luftës.

Ministri falënderoi kryetarin dhe sekretarin e shoqatës për qasjen e tyre serioze dhe u zotua se do të bashkëpunojë për të gjitha çështjet me rëndësi. Z. Shurdhaj dhe z. Krasniqi falënderuan ministrin Reçica për mikpritjen dhe mbështetjen e tij.