Ministri Reçica priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell

Prishtinë, më 25 shtator 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sot priti në një takim njoftues, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Ruairi O’Connell.

Ministri Reçica falënderoi Ambasadorin O’Connell për vizitën e tij si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe dhënë Kosovës.

Ministri Reçica njoftoi Ambasadorin për sfidat e MPMS-së në realizimin e planit dhe programit qeverisës, duke u shprehur angazhimin e tij personal dhe vullnetin për të treguar rezultate të dëshiruara, për të realizuar pritshmëritë e qytetarëve.
Ambasadori O’Connell, uroi ministrin Reçica për detyrën e re dhe përcolli mbështetjen e tij dhe Qeverisë Britanike për Kosovën , në veçanti në mbështetjen e projekteve të cilat ngrisin kualitetin e jetës së qytetarëve, edukimin profesional të të rinjve si dhe mbështetjen për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vete dhe të shtyjnë përpara projektet me interes të Kosovës.