Ministri Reçica priti Ambasadorin Delawie

Prishtinë, më 21 shtator 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, z.Skender Reçica, sot priti në një takim njoftues, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, z.Greg Delawie.
Ministri Reçica falënderoi Ambasadorin Delawie për vizitën dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhënë Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit.  Ministri Reçica gjithashtu njoftoi Ambasadorin për punët dhe sfidat që e presin në realizimin e planit dhe programit qeverisës në MPMS, duke u shprehur me optimizëm që me punë dhe vullnet do tregohen rezultate të dëshiruara e të pritura nga qytetarët.
Ambasadori Delawie, uroi ministrin Reçica për detyrën dhe e siguroi se mbështetja e SHBA-ve nuk do të mungojë, në të gjitha projektet që ngrisin kualitetin dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.