MPMS dhe AKB dakordohen për bashkëpunim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Skender Reçica, priti sot në një takim, kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, z. Agim Shahini, të shoqëruar nga zyrtarë të AKB-së.

Ministri Reçica e siguroi për bashkëpunim krytarin e AKB-së z, Shahini në misionin e saj në bashkimin e shoqatave dhe bizneseve që ndikojnë në zhvillimin e sektorit ekonomik dhe privat, ndërtimin e partneritetit të qëndrueshëm në mes të sektorit publik dhe privat, me qëllim të rritjes së punësimit dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve.

Nga ana e tij z. Shahini shpalosi disa nga projektet dhe bashkëpunimet që AKB ka zhvilluar dhe u shpreh me optimizëm për bashkëpunimin e ofruar nga ministri i MPMS, z. Reçica.