Ministri Rashiq u takua me përfaqësuesit nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq me bashkëpunëtorët e tij u takua me përfaqësuesit nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga z. Shaban Kajtazi dhe me Perfaqesuesit e Federates Sindikale te Kosoves.

Çështje kryesore për diskutim në këtë takim ishte miratimi i Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti, ku Ministri Rashiq shprehu gatishmërine politike për zgjidhjen e problemeve të pensionistëve dhe për këtë apeloi për miratimin sa më të shpejtë të këtij ligji, në mënyrë që të bëhet edhe kategorizimi , i cili është mese i domosdoshëm.