Ministri Rashiq ndau kontrata punë për të rinjët e Shtërpcës dhe Pasjanit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Nenad Rashiq, dhe përfaqësues nga Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZhI) bënë ndarjen e kontratave të punës për përfituesit nga projekti “Nxitja e punësimit dhe rritja e mundësive për të rinjtë”. Ky projekt u financua nga MPMS-ja dhe Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë dhe u zbatua nga IZhI-ja.

Ky projekt ka filluar së zbatuari nga muaji prill 2013, fillimisht në 4 komuna (Kamenicë, Ranillug, Graçanicë, dhe Fushë Kosovë), ndërsa tani ka vazhduar në komunën e Shtërpcës dhe Pasjanit. Projekti ka pasur si qëllim dhënien e mundësive për të rinjtë nga komunitetet jo shumicë, duke mos përjashtuar as shumicën, si dhe përkrahjen e tyre për nxitje drejt punësimit të qëndrueshëm.

Në Shtërpc janë trajnuar 20 punëkërkues të regjistruar në Zyrën e Punësimit, ku prej tyre janë certifikuar 15, ndëërsa pas përzgjedhjës ata kanë nënshkruar vërtetimet për punësim për periudhën 6 mujore si praktikant me mundësi vazhdimi.

Ndërsa në Pasjan janë trajnuar dhe certifikuar 45 të rinj, ku 25 prej tyre kanë përfituar kontrata për praktikë 6 mujore.

Projekti “Nxitja e punësimit dhe rritja e mundësive për të rinjtë”, do të zbatohet në 12 komuna tjera në periudhën një vjeçare.

Në fund të prezantimit të këtij projekti Ministri Rashiq, bëri ndarjë e kontratave të punës për këta përfitues.