Ministri Abrashi takoi kryetarin e BSPK-së Haxhi Arifi

Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale u zhvillua një takim njoftues në mes të ministrit të kësaj ministrie, z. Arban Abrashit, kryetarit të BSPK-së, z. Haxhi Arifi dhe nënkryetarit të BSPK-së z. Alush Sejdiu.

Kryetari i BSPK-së, z. Haxhi Arifi uroi ministrin Abrashi për emërimin e tij, duke theksuar se edhe më tutje do të vazhdojnë të kënë bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndërsa, ministri Abrashi falenderoi të pranishmit për vizitën dhe u zotua se menjëherë do të fillojë të punojë për të ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin e programeve aftësuese të punësimit.