Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, takoi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministri i kësaj ministrie, z. Arban Abrashi ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi ku biseduan lidhur me marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimin në mes këtyre dy vendeve në fushën e punësimit dhe fusha tjera të rëndësishme.

Ministri Abrashi ka falenderuar ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij dhe është zotuar se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë të nivelit vllazërorë duke u forcuar çdo herë e më shumë.

Ndërkaq ambasadori Minxhozi ka uruar ministrin Abrashi për emërimin e tij në krye të MPMS-së dhe ka pohuar se angazhimi i tij dhe ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe Qeverisë Shqiptare do të vazhdojë edhe më tutje të përkrahë Kosovën dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.