Ministri i MPMS-së Abrashi takoi Shoqatën e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi ka pritur sot në takim njoftues përfaqësues të Shoqatës së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës ku u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat që e karakterizojnë këtë kategori.

Ministri Abrashi gjatë takimit ka përmendur se ai personalisht së bashku me stafin e tij do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e hapësirave për të prekur elemente që lidhen me pozitën e pensionistit dhe kushtet e kësaj kategorie.

Momentalisht krejt qka mundem t’ju permtoi është një vullnet nga ana ime dhe stafi im për punë të mëtutjeshme ku do të gjejm hapësira për të prekur elemente të rëndësishme që ndërlidhen me pozitën tuaj si pensionistë

”, tha ndër tjerash ministri Abrashi.