KES diskuton për pagën minimale dhe kontratën kolektive

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ekonomiko Social (KES) gjatë së cilës është bërë miratimi i vendimeve të Komisioneve Profesionale të KES me emrat e rinj të propozuar nga partnerët.
Përveç kësaj, pikë diskutimi ka qenë edhe Projektudhëzimi Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.09/2013 për kriteret dhe procedurat e përcaktimit të pagës minimale në Kosovë.
Kimisioni profesional për Ekonomi, Financa dhe Privatizim u ngarkua që të nisë punën për dhënien e propozimit për shumën e pagës minimale sipas kritereve të përcaktuara me udhëzim.
Ky propozim, pas shqyrtimit nga ana e KES do të dërgohet në Qeveri për miratim.
Me poropozim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherit kryesues i KES-it, për këtë vit u vendos që menjëherë pas festave të fundtvitit të angazhohet komisioni trepalësh për legjislacion, që të fillojë punën për hartimin e marrëveshjes së re kolektive.