Ftesë për media

Të nderuar gazetarë,

Ju informojmë, se sot, datë 19.03.2015, ora 11.30, në ambientet e kompanisë ALFA I, Lipjan, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi, do të jetë prezent në proçesin e çertifikimit me standarde europiane të salduesve kosovar që punojnë me tubat e polietilenit sipas standardit PE EN 13067 i organizuar nga Instituti Austriak i Trajnimeve WIFI Albania.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë këtij proçesi do të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me WIFI International dhe WIFI Albania.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Z. Arban Abrashi, përfaqësues të firmave më të rëndësishme private nga industria e përpunimit të tubave të polietilenit.