Zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj vlerëson lartë bashkëpunimin me Ambasadën Turke në Kosovë

19 mars 2015 – Zv.ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Rita Hajzeraj –Beqaj ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songül Ozan.

Znj. Hajzeraj – Beqaj fillimisht falenderoi znj. Ozan për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga ambasada turke në Kosovë dhe Qeveria e Turqisë për Kosovën duke shprehur kështu vullnetin e saj dhe të Ministrisë së Punës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për projekte të përbashkëta që janë në të mirë të qytetarëve të vendit tone.

Gjatë këtij takimi zv/ministrja Hajzeraj e njoftoi ambasadoren Ozan lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Punës në realizimin e projekteve të ndryshme me theks të veçantë projekteve që janë të ndërlidhura për t’iu ndihmuar personave me nevoja të veçanta.

Nga ana tjetër ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Songül Ozan fillimisht e uroi znj. Hajzeraj-Beqaj për pozitën e re në Ministrinë e Punës dhe u zotua se Ambasada Turke në Kosovë është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ndihmojë Ministrinë e Punës ne realizimin e projekteve të ndryshme.