Ministri Kamberi shpërndan mirënjohje për kompanitë e sektorit privat, pjesë e programit nga skema “Subvencionimi i pagave”

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, në kuadër të programit “Subvencionimi i pagave”, ka shpërndarë sot mirënjohje për një numër të konsideruar të kompanive private, të cilat kanë përfituar nga kjo skemë.

Implementimi i këtij projekti është realizuar nga mbështetja dhe bashkëpunimi që ka pasur MPMS me UNDP-në, ku qëllimi kryesor ka qenë punësimi i punëkërkuesve në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm ti punësojnë ata me kontrata afatgjata. Përfitimi direkt në këtë program ka qenë që paga e një punonjësi në kompanitë e sektorit privat është subvencionuar prej 50% të pagës.

Ministri i MPMS-së z. Kamberi, ka shprehur falenderimet e tij për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar nga ana e bizneseve, me ç’rast u shpreh se angazhimi i tij do të fokusohet në mbështetjen e vazhdueshme institucionale në përkrahjen e ideve të tilla dhe më shumë. Ministri Kamberi në vazhdim përmendi se ajo që është me e rëndësishmja në zhvillimin e këtij programi është se tanimë rreth 50% e të punësuarve me këtë projekt j’u është vazhduar kontrata e punës.
“Jam këtu, të ju përkrah edhe më tutje, për të ju dhënë mbështetje institucionale se ky bashkëpunim me UNDP dhe bizneset do të vazhdon ma tutje dhe ajo që mund ta kishim quajtuar sukses dhe që është më e rëndësishmja në implementimin e këtij programi, është se mbi 50% e punëkërkuesve kanë mbetur në punë tek këto biznese”, ka shtuar ministri Kamberi.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit në Kosovë, z. Drin Haraqija, tha se në të ardhmen po shiqohet mundësia reale që në kuadër të skemës së programit për subvencionim të pagave të futet edhe industria e amballanzhimit duke marrë parasysh se kërkesat e tregut kanë qenë në rritje sa i përket këtij sektori.

Kompanitë që morën mirënjohje: 1. N.T.P Idrizi 2. Aulona SH.P.K, 3. N.SH Institucioni parashkollor Bardha, 4. Solid Sh.p.k 5. N.P.T Preteni, 6. Flexograf Sh.p.k, 7. VI-Print Sh.p.k, 8. NPT Meka, 9. N.T.P Burimi-Ag SH.p.k, 10. Hotel Konstantin D.O.O, 11. N.T.Sh. Fati, 12. N.SH Joni-M, 13. N.T.P Neki Dekor, 14. Natyra SH.P.K.

Këto mirënjohje u shpërndan në ambientet e Zyrës Rajonale të Punësimit në Prishtinë.