Department for European Integration and Policy Coordination

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë:

1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;

1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;

1.3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire;

1.4. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarsimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;

1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë;

1.6. Koordion procesion e hartimit të Marrëveshjeve Bilaterale në fushën e sigurimeve sociale dhe të punësimit;

1.7.Organizion takimet e grupeve punuese gjatë hartimit dhe takimeve për marrëveshje bilaterale.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të Departamentit të Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni për Integrime Evropiane;

3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave

3.2. Divizioni për Marrëveshje të Sigurimeve Sociale dhe Punësim.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave është dhjetë (10).