Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim liderin e Bankës Botërore në Austri z.Timothy Johstib.

Z.Johstib u nda i kënaqur nga gatishmëria e Ministrit Abrashi për ta pritur në takim dhe njëkohësisht për të diskutuar për sfidat dhe punët e mëdha që i presin në vazhdimësi.

Ministri Abrashi i shpalosi z.Johstib planet që ka për Ministrinë që tash drejton me vullnetin e mirë që do të ketë rezultate të frytshme për të gjitha fushat relevante dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.