Ministri Abrashi u takua me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

06 nëntor 2015- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi zhvilloi sot një takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua me theks të veçantë për mbikqyrjen buxhetore të skemave sociale, për buxhetin e ish të burgosurve politik , për stazhin e punës si dhe për çështje të tjera si punësimi sezonal dhe ndikimi i tij në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe çështja e grave të dhunuara dhe hapat që MPMS-ja po ndërmerr lidhur me këtë çështje.