Abrashi shpërndan marrëveshje të reja punësimi edhe në regjionin e Prishtinës

Prishtinë, 6 korrik 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar sot Zyrën e Punësimit në Prishtinë. Ai ka shpërndarë sot marrëveshjet e punësimit për të rinjtë e regjionit të Prishtinës, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit për të Rinj”. Ministri Abrashi u ka dëshiruar sukses të rinjve duke potencuar se kjo iniciativë e MPMS-së me bizneset është treguar e suksesshme dhe me interes të dyanshëm.

Shumë prej të rinjve me performancën e tyre të mirë në relacion me biznesin ku kanë punuar, kanë siguruar një vend pune të përhershëm”. Abrashi ka shtuar se MPMS do të vazhdojë edhe më tutje promovimin e punësimit në sektorin privat edhe në të ardhmen. Projekti është i ndarë në dy skema: skema e praktikës në punë dhe skema e subvencionimit të pagave.

Ky projekt është realizuar mes MPMS-së (Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës) dhe Asociacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.