Abrashi inauguroi fabrikën e tekstilit ‘Vitex’ në Viti

Viti, më 13 korrik 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban  Abrashi, inaguroi hapjen e fabrikës së përpunimit të tekstilit ‘VITEX’ në Viti.
Me këtë rast  Abrashi  falënderoi investitorët gjermanë dhe vendorë, për fillimin e prodhimit të produkteve ‘Made in Kosova’, të cilat janë të destinuara kryesisht si prodhime eksporti.

Në këtë fabrikë fillmisht janë punësuar 150 punëkërkues, ndërsa deri në fund të vitit planifikohet që ky numër të arrijë deri në 500 veta.
Ministri Abrashi u zotua se edhe më tutje do të përkahë investorët e tjerë përmes përkrahjes në paga ose forma tjera, duke paralajmeruar edhe investime tjera gjermane në sektorin e tekstilit.