Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi, i shoqëruar nga drejtori i Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi kan shpalosur sot metodën e re që do të fillojë tash e tutje gjatë inspektimit tek punëdhënësit lidhur me mbikëqyrjen, fuqizimin dhe zbatimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë në Punë.
Ky inspektim i ri sipas tyre do të jetë përpilimi i një liste me dokumentacion të nevojshëm të legjislacionit përkatës si dhe informimi i punëdhënësve me këtë listë një muaj më parë. Sipas ministrit Abrashi kjo qasje e re e inspektimit do të ndihmojë në reflektimin e bizneseve ku do të kenë kohë mjaftueshëm të përmirësojnë ngecjet në rast që ekzistojnë duke aluduar kështu në sensibilizimin dhe vetëdijësimin e punëdhënësve dhe jo gjobitjen ndaj tyre.
“Kjo është një qasje e re në mbikëqyrjen e legjislacionit në fuqi duke i udhëzuar punëdhënësit si të zbatojnë ligjet ku ata do të kenë një muaj kohë të reflektojnë dhe një ditë dikush mund të shkoj tek bizneset dhe ata nuk mund të thonë se nuk e kemi ditë”, ka shtuar z. Abrashi.