100 punëkërkues përfitojnë nga marrëveshja MPMS-GIZ

Prishtinë, më 24.02.2016

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Ministrisë  së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Orgazniatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ ku për qëllim ka mbështetjen e punësimit të të  rinjve.  Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, z. Arban Abrashi dhe Drejtori i GIZ për Kosovë, z. James Macbeth me slloganin  “Bëhu edhe ti pjesë e programit të Praktikës në Punë “ ku përmes praktikës në punë do të arrihet të ju mundësohet të rinjëve t’i shkëmbejnë përvojat punuese në kompani të ndryshme ku edhe  rritja e  shanceve për punësim do të jetë më e madhe.

Ministri Abrashi fillimisht falenderoi GIZ-in për bashkëpunimin e sinqertë dhe profesional që kishin gjatë hartimit të këtij projekti dhe informoj të pranishmit se projekti në fjalë, siç e quajti ai pilot-projekt, do të filloj me angazhimin e 100 punëkërkuesve aktiv që janë të regjistruar në zyrat e punësimit, të cilët do të angazhohen në punë praktike nëpër biznese të ndryshme duke filluar kështu me tri komuna, atë të  Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë.

“Kjo është një kulturë e punës që ne po e instalojmë përmes kësaj metode sepse ata që kanë kryer shkollim në teori do të kenë mundësin që atë ta bëjnë në praktikë dhe këto tri komuna do të jenë vetëm testi i parë se si do të vazhdoj ky projekt dhe ne mendojmë se ky numër do të masovizohet në vazhdimësi” ka shtuar Abrashi

Përgjegjësitë e palëve rreth kompensimit të pagës së këtyre të rinjëve do të bëhet në mënyrë proporcinale në mes MPMS-GIZ dhe biznesit që ofron vende pune.

Ndërsa z. Macbeth nga GIZ u shpreh se është ndarë i lumtur që i është dhënë mundësia t’i ndihmon Kosovës në punësimin e të rinjëve dhe duke i bërë kështu një falënderim të veçantë ministrit Abrashi për bashkëpunimin dhe korrektësinë që kanë treguar në punë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte edhe përfaqësuesje e Ambasadës Gjermane, znj. Henriette Koetter e cila e përshëndeti këtë inciativ pozitive.