Me ftesë nga Bashkimi Evropian, konkretisht nga Forumi i politikave për decetralizimin e shërbimeve sociale, Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Znj. Rita Hajzeraj – Beqaj po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “ Ndikimi i decentralizimit tek shërbimet sociale, sfidat, politikat sociale dhe mbrojtja e fëmijëve” që po mbahet në Vien të Austrisë.
Kjo konfernecë ku po marrin pjesë ekspertë të më shumë se 8 shteteve nga ballkani ka për qëllim të ofroj një platformë për avokim, zhvillim të politikave dhe inovacion përmesë mundësisë për të mësuar dhe për të shkëmbyer përvojat e mira lidhur me procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale në rajon, si: përgjegjësitë, vendimmarrja, financimi etj.