Mbështetje programeve të migrimit për punë

Prishtinë, më 10 maj 2016

Sot, Ministria e Punës  dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi për Migrim dhe Zhvillim (GIZ), kanë konfirmuar përkrahjen e tyre për programet e migracionit të punës dhe kanë shprehur gatishmërinë që të pajtohen për aktivitetet e ardhshme.
Gjatë hapjes së punëtorisë, ministri Arban Abrashi ka theksuar bashkëpunimin e mirë të MPMS-së dhe GIZ-it në këtë fushë si dhe rëndësinë që ka informimi për mundësitë e migrimit për punë për qytetarët e Kosovës. Ministri Abrashi ka ripërsëritur edhe njëherë se prioriteti i të gjitha prioriteteve vazhdon të mbetet punësimi i të rinjve. Gjithashtu Abrashi theksoi se Qeveria e Kosovës e mbështetë fuqishëm migrimin qarkor, duke marrë për bazë modelin e suksesshëm me Gjermaninë të filluar në janar të këtij viti, me ç’rast një numër i konsideruar të rinjsh tashmë punojnë atje në baza të përkohshme.

Gjithashtu u disktuar për rëndësinë e vecantë të investimeve të diasporës në Kosovë, ku ministri Abrashi ka shtuar se Qeveria e Kosovës dhe MPMS mbeten të përkushtuara ta ndihmojnë diasporën si një hallkë  e fuqishme e zhvillimit ekonomik të vendit.