29 prill 2015- Në vazhdën e aktiviteteve të tij, zv/ministri i MPMS, z. Qazim Rrahmani vizitoi Komunën e Podujevës kun ë takim u prit nga kryetari i kësaj komune z.Agim Veliu Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe gjetjen e mundësive për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien e komuniteteve pakicë.
Zv/ministri Rrahmani e informoi kryetarin Veliu me planet dhe projektet e MPMS-së, e cila së bashku me UNDP-në, Bankën Botërore dhe mekanizmat e tjerë, synojnë përkrahjen dhe inkurajimin e të rinjve, veçmas nga komunitetet pakicë për regjistrim në entin për punësim, si dhe përgatitjen profesionale të tyre, me qëllim që të jenë të gatshëm për tregun e punës.
Kryetari Veliu mirëpriti iniciativën për bashkëpunim të ndërsjellë. Ndërsa, duke folur për integrimin e komunitetet pakicë, ai tha se komuna e Podujevës, mund të shërbejë si model edhe për komunat e tjera.
Poashtu zv/ministri Rrahmani u njoftua edhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në sistemin e arsimit, njëkohësisht kuptoi se komuna e Podujevës siguron falas tekste shkollore për të rinjët e komuniteteve për shkollimin e mesëm.
Zv/ministri Rrahmani falënderoi për mikpritjen kryetarin Veliu dhe shprehu përkushtimin e MPMS-së për ta përkrahur Komunën e Podujevës për projektet e saj edhe më tutje.