Zv/ministrja Rita Hajzeraj- Beqaj u takua me përfaqësuesit e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë

29 prill 2015- Zv/ministrja Hajzeraj- Beqaj priti në takim përfaqësuesit e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë,ku së bashku bënë shkëmbimin e informacioneve lidhur me sistemet pensionale të të dyja vendeve.

Zv/ministrja Hajzeraj Beqaj tha se ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi të gatshem të ju ndihmojm në çdo aspekt, edhe sa i përket anës teknike poashtu anës ligjore, gjë e cila është në të mirë edhe të qytetarve tanë ashtu edhe qytetarve të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për implemnetimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për konfirmimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pesnsion, gjithashtu u diskutuan edhe vështirsitë që kanë qenë më rastin e implementimit të kësaj marrëveshjeje.