Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, i shoqëruar nga drejtori i Departementit të Pensioneve në MPMS z. Bahri Xhaferi, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë z. Jovo Pajovič me bashkëpunëtorë, ku në fokus kishte bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension për qytetarët e të dyja vendeve.
Zv/ministri Kamberi pasi falenderoi të pranishmit për angazhimin e tyre, ai gjatë takimit lidhur me këtë çështje shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me ekspertët e Malit të Zi duke e nënkutpuar si çështje me rëndësi të veçantë çështjen e këtyre pensioneve e cila sipas tij rregullon përherë njohjen dhe konfirmimin e stazhit të punës për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Malin e Zi dhe anasjelltas.
“Kjo çështje në vazhdim do të avancohet edhe mëtutje dhe unë besoj se do ta kemi interesin e Qeverisë së Malit të Zi dhe Fondit Pensional atje, sepse ne realisht kemi filluar nga zeroja duke pasur parasysh se nuk kemi trashiguar asgje nga fondi i Ish-Jugosllavisë, prandaj praktikat e mira nga Mali i Zi por edhe të vendeve të rajonit do të jenë të miëseardhura” ka thënë ndër tjerash zv/ministri Kamberi.