Opinion sqarues

Lidhur me shkrimin e ‘Koha Ditore’, i datës 14.02.2017, me titull në ballinë: “Qeveria po e mban peng vendimin e Strasburgut për pensione”.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale monitoron me kujdes mbulimin medial të aktiviteteve të saj nga ana e mediave të shkruara dhe atyre elektronike, dhe në këtë aspekt ka trajtuar me kujdes edhe artikullin e Koha Ditore me titullin “Qeveria po e mban peng vendimin e Strasburgut për pensione”.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vlerëson artikujt që bazohen në standardet e gazetarisë hulumtuese dhe profesionale, por që në rastin e këtij  artikulli MPMS konstaton se ato nuk janë përbmushur në plotëni, veçmas për faktin që artikulli është një burimor, me fjalë tjera subjekti i trajtuar mbështetet fund e krye në pohimet e z. Shaban Kelmendi, i cili thirret si këshilltarë pranë Sindikatës  së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës.

Duke qenë artikull një burimor dhe i pa mbështetur  në  burime kredibile dhe profesionale,  për publikun e gjerë dhe veçmas për pensionistët,  vlerësojmë së një publikim i tillë dëmton drejtpërdrejt pensionistët në lidhje me realizimin  e të drejtave të tyre. Si rrjedhojë, jo për t’u marrë me mbulueshmëri tendencioze përmes kësaj hapësire mediatike dhe as për të korigjuar lëshimet e tilla elementare gazetareske, instiucioni e shef të rrugës që t’i informojë drejt publikun dhe pensionistët si vijon:
MPMS informon opinionin dhe pensionistët se me rastin e pranimit të një kërkesë nga Federata e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, e njejta kërkesë është trajtuar me përfaqësuesit e federatës në fjalë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Rezulton se listat duhet t’i mbajë MPMS, si institucion me mandat dhe përgjegjësi ligjore për menaxhimin dhe administrimin me bazën e të dhënave për pensionet. Konkretisht, për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave, këto lista nuk mund të ndahen me palë të treta, e posaçërisht nuk ndahen me palë të cilat nuk kanë kapacitete (as humane, as fizike) për mbajtjen dhe trajtimin e dhjetëra mijëra dosjeve.

Deri më tani, MPMS nuk ka pranuar asnjë vendim nga asnjë gjykatë ndërkombëtare dhe as nga Gjykata e Strasburgut. Sidoqoftë, kjo nuk përjashton mundësinë që kjo gjykatë të trajtojë rastet individuale të qytetarëve të Republikës së Kosovës kundrejt Serbisë.  Nëse kërkesa e z. Kelmendi do të ishte konstruktive dhe në funksion të interesave të pensionistëve, atëherë konfirmojmë që secila palë do të mund të organizonte dhe mbledhte të dhëna për secilin pensionist, gjithnjë sipas formave ligjore dhe me  pëlqimin e secilit  pensionist, për çka MPMS ka qenë dhe mbetet e angazhuar të bashkëpunojë me secilën palë.

Sidoqoftë, kjo vështirë se mund të bëhet nga ata që përfaqësojnë agjenda dhe interesa agjendash të ngushta, hera herës individuale.  Pavarësisht, MPMS shfrytëzon këtë opinion sqarues që të ftojë dhe inkurajojë të gjithë pensionistët që kanë interes që të marrin, apo kenë në posedim informacionin në lidhje me kontributet e tyre pensionale, për cilëndo periudhë kohore, përfshirë edhe kohën e para vitit 1999, të paraqiten në MPMS, ku do të marrin shërbimet që kërkojnë.

Deri atëherë, MPMS refuzon çdo tentative të kujtdo qoftë, e cila nuk vendos në plan të parë interesin e pensionistëve, apo që i shërben interesave të ngushta të individëve që keqpërdorin emrin si dhe mandatin e subjekteve në të cilat thirren.

Për këtë temë sikurse dhe tema tjera, MPMS mbetet e hapur për të gjitha mediat dhe palët tjera, veçmas për rastet kur ato nuk tratjohen drejtë dhe nga burime të shumëanëshme dhe kredibile, dhe po ashtu fton që po këto të hulumtojnë aktivitetet, raportet e auditimit, mandatin e organizatave  që thirren në  mbrojtjen e kategorive të cilat mbulon institucioni në fjalë. MPMS, shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit me mediat dhe vlerson që informimi i drejtë dhe i pa anëshëm i qytetarëve, është obligim ligjor dhe moral i secilit prej nesh.