Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), z. Qazim Rahmani vizitoi komunën e Shtimes, ku u takua me kryetarin e kësaj komune z. Naim Ismajli. Zëvendësministri i MPMS-së, z. Qazim Rahmani falënderoi z. Ismajli për angazhmin e tij kushtuar komuniteteve dhe përmendi se janë dy Komuna (Shtimja dhe Ferizaj) që nuk kanë pasur probleme në integrimin e komuniteteve, të cilat sot bashkërisht angazhohen në shtetndërtimin e Kosovës. Zv.ministri Rahmani e njoftoi kryetarin se MPMS-ja ka lansuar Projektin 2015 për Vetëpunësim për njerëzit, të cilët kanë ndonjë profil të caktuar për ta zhvilluar ndonjë punëtori.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Shtimës z. Naim Ismajli e njoftoi zëvendësministrin Rahmani për të arriturat në jetën e përditshme të komunitetve, me theks të veçantë të komunitetit ashkali e rom në komunën e Shtimes. Ai tha se Komuna e Shtimes, respektivisht Zyra për Komunitete dhe Kthim, ka bërë një punë të madhe për inegrimin e komuniteteve duke u interesuar për jetën e tyre sociale e ekonomike. Po ashtu, Ismjali përmendi edhe stimulimin për shkollim të komunitetve pakicë përmes ndarjes së bursave, ku sivjet bëhen tri vite që kontribuojmë në këtë drejtim, tha ndër të tjera kryetari Ismajli.