Zv. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Qazim Rahmani ka vizituar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku, ku qëllim i këtij takimi ishte njohja nga afër me problemet e komunitetit RAE.
Zv.ministri Rahmani tha se ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe më tutje me komunën e Vushtrrisë, që së bashku të trajtojmë çdo problem që ballafaqohet komuniteti RAE.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku së pari e përgëzoi zv.ministrin Rahmani për pozitën e re, poashtu theksoi se komuniteti pakicë RAE kanë kërkesa të shumta dhe se gjendja e tyre e jetesës nuk është aq e mirë, po do të mundohen që në bashkëpunim me MPMS-në të shohin mundësi të reja për një përkrahje sa më të madhe në këtë drejtim.
Gjatë këtij takimi zv.ministri Rahmani së bashku më kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z. Bajram Mulakun vizituan disa fshatra me familje të komunitetit pakicë, ku nga afër u njoftuan me kushtet e jetesës së këtyre familjeve.