Ministri Abrashi në konferencën e Dubrovnikut “ EU framework for combating undeclared work”

Me ftesë të Ministrit të Punës dhe Sistemit Pensional të Republikës së Kroacisë z. Mirando Mrsić, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi është duke marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë në Dubrovnik me temën : “ EU framework for combating undeclared work”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ministra dhe përfaqësues nga 23 vende të bashkësisë evropiane dhe të rajonit. Ndër temat kryesore të diskutimit në këtë konferencë do të jenë sfidat në luftimin e informalitetit, fondet evropiane për këtë çështje si dhe roli i inspektorateve dhe shoqatave të punëtorëve.